Showbiz

Dwayne Johnson i këndon vogëlushes së tij në 6-mujorin e lindjes

Aktori i famshëm Dwayne Johnson i njohur si “The Rock” ka ëmbëlsuar Instagramin me një video ku i këndon vogëlushes së tij.

Tiana Gia fëmija i dytë i 46-vjeçart feston 6 mujorin e lindjes dhe si një njeri aspak tradicional, Dwayne e ka menduar mëse të përshtatshme të festojë edhe këtë të fundit.

Në videon argëtuese që ai ka postuar në profilin e tij të Instagram-it, the Rock shfaqet duke i kënduar vajzës këngën e ditëlindjes por kjo e fundit nuk duket aspak e interesuar.

Aktori e ka mbyllur videon e tij duke thënë se e vogla Gia e ka mendjen tek qumështi i gjirit…ashtu si të gjithë.