Celebrities Gossip Showbiz

Dy vite më parë pranoi se ishte homoseksual, futbollisti Josh Cavallo i propozon partnerit në stadium!

Futbollisti Josh Cavallo i ka propozuar së fundmi partnerit në fushën e klubit të tij. Futbollisti australian bëri histori në vitin 2021 kur postoi një video emocionuese në internet duke u zotuar të ndryshojë kulturën e sportit “për të treguar se të gjithë janë të mirëpritur në lojën e futbollit”. Njoftimi i tij u përshëndet si një moment vendimtar në një sport me një histori të gjatë dhe të trazuar të homofobisë.

Që atëherë 24-vjeçari është bërë një nga fytyrat më të njohura në sport dhe një avokat i hapur për barazi për komunitetin LGBTQ+. Ai njoftoi se i kishte propozuar të fejuarit të tij në Coopers Stadium. Krahas një fotografie të tij të ulur në gjunjë, duke mbajtur një unazë, Cavallo deklaroi në një postim në Instagram duke shkruar se: “Duke filluar këtë vit me të fejuari tim”.

Cavallo falënderoi ekipin për ndihmën në krijimin e kësaj surprize. Që kur pranoi seksualitetin e tij, Cavallo ka luajtur në ndeshjet e A-League Pride me emrin dhe numrin në fanellën e tij të printuar me ngjyra ylberi për të rritur ndërgjegjësimin dhe ka postuar vazhdimisht mesazhe inkurajuese në rrjetet sociale. Ai u shpall “Njeriu i Vitit” në 2022 në një ceremoni çmimesh të organizuar nga Attitude Magazine.