Lifestyle

E dimë që jeni në ‘pikën e hallit’, ky është sprajti më i mirë për xhamin e ngrirë të makinës suaj!

Ekziton një lloj sprajti i cili është zgjidhja e përsosur për xhamin e ngrirë të makinës suaj. Nëse nuk keni sprajt për shkrirjen e xhamit të makinës mund ta bëni vetë. E gjitha çfarë ju nevojitet janë alkooli dhe uji. Vendosini në një shishe me spërkatëse në përpjesëtim 2:1 (dy të tretat alkool dhe një e treta ujë). Spërkatni më pas xhamin e ngrirë. Pas disa sekondave akulli do të zbutet dhe lehtë do të eliminohet, pa gërryerje të mundimshme. Për më shumë shikoni videon:

Ndërkaq, pstrimi i borës në mënyrë jo të duhur mund të shkaktojë lëndime. Për të shmangur dëmtimet, është mirë të ngroheni përpara se të filloni të pastroni borën. Përndryshe, rrezikoni të dëmtoni shtyllën kurrizore, të ndrydhni gjymtyrët dhe të merrni inflamacion të muskujve, si dhe ekziston gjithashtu rreziku i një ataku kardiak. Mjafton të tundni krahët disa herë dhe të shtrini muskujt e shpinës, krahëve dhe këmbëve.

Pastrimi i borës bëhet më së miri kur bora është ende e freskët dhe rrjedhimisht e lehtë. Nëse shtresa e borës është e hollë, filloni duke larguar mënjanë borën. Ndërsa, nëse shtresa është më e trashë, pastrimi mund të kërkojë shumë më tepër përpjekje fizike, sepse bora fillon të ngjitet në tokë. Në vendin e përmendur këshillohet të shtyhet bora dhe të mos ngrihet. Nëse kjo nuk është e mundur, rekomandohet të përkulni pak gjunjët dhe të ngrini borën duke i tendosur më shumë këmbët sesa shtylla kurrizore.