Aktualitet

E humbur nga dje për shkak të mjegullës, policia e Vlorës gjen gruan nga Tirana!

Gjendet gruaja 64-vjeçe nga Tirana e humbur nga dje në zonën e Parkut të Llogorasë ndërsa ishte pjesë e guidave turistike. Policia e Vlorës dha lajmin ndërsa lokalizimi e gjetja e saj pason kërkimet e gjata në zonë. Për shkak të mjegullës, kishte humbur orientimin duke u shkëputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike. Fatmirësisht është në gjendje shëndetësore të mirë. Ajo u gjet te vendi i njohur si “Gropat e Epirit” në Karaburun.

Blutë e Vlorës dhanë informacion shtesë:

Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.

Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.