Aktualitet

E rëndë, në Spitalin Infektiv ndërron jetë gruaja shtatëzënë me COVID!

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Spitalin Infektiv, ku një 4 muajshe shtatëzënë ndërroi jetë nga COVID-i. Prej ditësh, 33-vjeçarja ishte në gjendje kritike për jetën, e intubuar.

Në mbledhjen e fundit, të Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjekët ngritën shqetësimin për numrin në rritje në këtë periudhë të grave shtatëzëna të prekura nga koronavirusi.

Për 24 orëshin e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi 17 humbje jete nga COVID-i e 680 infektime nga 3.937 testime.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatëmbëdhjetë qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71-79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç.

Rezultuan pozitivë me COVID-19, 680 qytetarë në këto bashki: 274 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Sarandë, 34 në Durrës, 30 qytetarë në Shkodër, 24 Elbasan, 21 në Lezhë, Krujë, Vlorë, 19 në Korçë, 15 në Lushnje, 12 në Kukës, 10 në Divjakë, 9 në Kurbin, 8 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kamëz, Dibër, G jirokastër,  Pogradec, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Skrapar, Gramsh, Kuçovë, 4 në Shijak, Rroskovec, Tepelenë,  Devoll, Peqin, 3 në Patos, Përmet, Memaliaj, Cërrik,  2 në Mirditë, Kavajë, Mat, Mallakastër, Delvinë, Kolonjë, Dimal, Poliçan, 1 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Bulqizë, Selenicë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Berat, Librazhd.

Në njoftimin e djeshëm zyrtar ku raportohej mbi 150 pacientë që po trajtohen në spitalet, COVID, për gruan 4-muajshe shtatëzënë raportohej se ishte në gjendje të rëndë në terapinë intensive.

Autoritetet përsërisin apelin për t’u vaksinuar kundër COVID-it:

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.