Lajmet e fundit

Edhe pse shtatzanë, Xhensila Myrtezaj nuk ka ndërmend të ndalet me projekte të reja muzikore!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Dy projektet më të fundit muzikore nga Xhensila kanë qenë dy bashkëpunime, ai me Klajdi Harunin që u këndua për herë të parë ‘live’ në finalen e madhe të ‘BBV 2’ dhe më i fundit që u publikua para një muaji në duet me Majk ‘T’i fala’.

E duket se bukuroshja nuk ka të ndalur për këtë sezon veror, pasi vetëm pak më parë me anë të një Instastory na ka treguar se ndodhet në studio muzikore dhe na ka zbuluar një demo të shkurtër nga kënga që pritet të publikojë edhe pse ende nuk ka zgjedhur të na tregojë një datë.

Para pak ditësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë dhe ne i urojmë një rrugëtim sa më të ëmbël!