Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira: “Nëse unë do kisha vepruar si Donaldi, çfarë mendimi do të kishin njerëzit?!”

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet më të ndjekura dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë qenë shumë të komentuar gjatë gjithë këtyre muajve. Disa nga protagonistët, kanë qenë padyshim finalistët. Njëra prej tyre, pikërisht Einxhel Shkira, ishte e ftuar në “Wake Up”, ku gjatë intervistës u shpreh si më poshtë.

Nëse unë do kisha vepruar si Donaldi, nëse do kisha patur një marrëdhënie jashtë, do kisha takuar një ish-të dashur aty, pastaj më vonë do kisha njohur dikë dhe do isha dashuruar, e do e kisha lënë, jam kurjoze çfarë mendimi do të kishin njerëzit?!

Kujtojmë, se vetë Einxhel gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV”, krijoi një raport dashuror me DAGZ, ndërkohë që, në këtë deklaratë, ajo i referohet Donaldit dhe trekëndëshit të dashurisë në të cilin ai u përfshi.

 

Einxhel i referohet Donaldit, duke i quajtur gjestet e tij ‘veprime heroike apo romantike’. Ndërkohë, ajo ironizon duke pyetur në do të quhet edhe vetë Einxhel ‘mbretëreshë’ apo ‘shembull’. Kujtojmë, se edhe gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip Albania”, Einxhel dhe Donald kanë patur debate shumë të ashpra, të cilat e kishin zanafillën që para hyrjes në shtëpinë më të famshme.