Dilema Sociale Lajmet e fundit

Ekskluzive/ Marin Mema flet për situatën me Greqinë…

Prezent në emisionin “Dilema Sociale” me anë të një lidhjeje telefonike ishte gazetari shumë i njohur, Marin Mema. Ai zbuloi të vërteta mbi nacionalizmin e Greqisë dhe se sa ekstrem i duket kjo gjë, e cila ndikon tek njerëzit me anë të medias.

Mema tregoi se fatkeqsisht ata e shohin gjithçka në mënyrë ekstreme, një nacionalizëm të pashpjegueshëm duke i mos lejuar dikujt ndjesitë personale, qofshin të mira apo të gabuara. Ata gjithashtu duket se kanë shumë probleme në raport me të vërtetën, e mohojnë atë. Ai shprehu se ka hasur probleme në Greqi prej dokumentarësh të ndryshëm.

Unë tashmë prej 9 vitesh jam ‘non-grata’ në Greqi. Jo sepse kam marrë një bombë për ta hedhur diku, por sepse kam treguar të vërtetat e shqiptarëve në Çamëri…

Ai vijoi të tregojë për arsyet se përse gjendja shkon deri në përplasje. Për të cilën tha se në momentin që nuk ka mundësi për të treguar apo për të gjetur të vërtetën siç është, do të shpikësh apo ta deformosh atë, ose duke i quajtur njerëzit ‘radikal’, ndërkohë që nuk janë. Ku ai mori një shembull, atë të Ergys Kaçe, i cili veshi një bluzë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe u bë një fortunë në Greqi.

I pyetur nga Eno Popi rreth interpretimit të ndjesës në Greqi si një ‘ulje koke’. Marini u përgjigj duke thënë se është diçka historike dhe se kemi qenë si të përulur në përgjithësi.

Na duket sikur i kemi borxh dikujt dhe nuk duam të themi më shumë seç duhet. Madje na kërkohet të heqim edhe elementë të Çamërisë e të bëhet siç duam ne. Është diçka që e kemi krijuar ne vetë, mundësinë që të na trajtojnë në këtë mënyrë.