Celebrities Live From Tirana Music

Ekskluzivisht për TAR/ Producentët e “CryJaxx” zbulojnë më shumë nga bashkëpunimi i Arilena Ara-s me 2po2 dhe jo vetëm!

Sot të ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishin Mario Malja dhe Serafin Frroku, DJ dhe producentët e grupit “CryJaxx”. Si fillim, çfarë domethënie ka emri “CryJaxx”?

Është pak perëndimor, e vendosëm që në vitin 2015, është zgjedhje artistike, nuk ka ndonjë kuptim të veçantë por tingëllon bukur. Erdhi edhe duke u inspiruar nga Dj të tjerë të famshëm që ishin në atë periudhë të vitit 2015. Mund të themi që ky fundvit ishte më i bukuri se të gjithë të tjerët që kemi kaluar. Kemi pasur mjaft projekte, arritje dhe jemi të lumtur.

Djemtë e “CryJaxx” kanë bërë muzikën e bashkëpunimit më të ri të Arilena Ara-s me 2po2 me këngën “Stafeta”. Si janë ndjerë kur kanë punuar me ta?

Në momentin që morëm vesh që do punojmë me Arilenën ishte shumë emocionuese dhe arritje shumë e madhe për ne sepse ishte hera e parë që bashkëpunonim me një artiste shqiptare. Kur morëm vesh që ishte edhe 2po2 ishte akoma edhe më bukur. Bashkëpunimi ka shkuar shumë mirë. Muzika është pak më ndryshe, me elementet e elektronikës që mund ta dëgjosh dhe në Shqipëri. Na bën që muzikën tonë ta dëgjojë një audiencë më e madhe, ta dëgjojë vendi jonë. Ne jemi fokusuar në tregun jashtë po kur ke edhe mbështetjen e publikut shqiptar është një ndjenjë tjetër. Koncerti ishte një arritje shumë e madhe për Arilenën por edhe ne kishim pjesën tonë, luajtëm muzikë dhe ‘feedback’-u që morëm ishte mjaft i mirë për ne dhe jemi shumë të lumtur për atë çfarë bëmë dhe çfarë arritëm.

Çfarë do të thotë të jesh producent i ri në sensin e rëndësisë së tregut?

Zakonisht dhe Shqipëria do eci me perëndimin, producentët po vlerësohen, e njëjta gjë po ndodh dhe në Shqipëri. Vlerësohet më shumë puna që po bëjmë, muzika. Kjo ndodh dhe nga aksesi që kemi të gjithë tani, duke parë çfarë bëhet jashtë dhe duke provuar gjëra të reja, normal që cilësia do të rritet. Është shumë kollaj që në Shqipëri të bësh një këngë të stilit amerikan. E mëson dhe e gjen mundësinë për ta bërë, se tani çdo gjë është online.

Cilat janë disa nga produksionet që djemtë i kanë realizuar dhe ju kanë lënë një shije të veçantë?

“Who Would’ve Thought” dhe “Candy Shop” që kanë qënë këngët që na ka dhënë formë si producenta. “Who Would’ve Thought” ka 3 vite që është bërë, eci shumë dhe na hapi dhe shumë dyer të tjera. Ka një tekst shumë motivues, ka të bëjë me një person që ka qenë nga 0, vjen duke u rritur dhe është rrugës për tek 100-ta. Tekstet dhe meloditë tona flasin për të mos u dorëzuar edhe pse rruga nuk është e lehtë, është e gjatë por që ja vlen. Ne duam të përcjellim motivimin që e kemi ruajtur për 8 vite. Ne po bëjmë gati 8-9 vite në produksion dhe frytet më të mëdha po i shikojmë tani. Nëse dikush pretendon që ka arritur sukses brenda natës, çështja është sesi do ta mbajë. Suksesi mund të jetë shumë i lehtë për t’u arritur po ajo çfarë bën pas është më e vështirë, duhet të dish ta mbash dhe të punosh fort.

A ka menduar “CryJaxx” të sjellë muzikë më afër pop-it?

Në vitin 2021, demot që kemi përgatitur kanë qenë më afër pop-it. Kënga e parë që na bëri bujë në industrinë ndërkombëtare ishte chill pop, kënga “Emperor”. Ky ndryshim i zhanerit na solli një vëmendje akoma më të madhe. Në vitin 2022 do i afrohemi edhe më shumë pop-it, këngëve ‘mainstreen’. Demot që kemi për vitin tjetër duken mirë. Qëllimi është që mos bëhet më këngë për një grup të caktuar por për të gjithë audiencën. Ne na bashkoi muzika, kemi qenë në të njëjtën shkollë 9-vjeçare dhe nga klasa e 8-të na bashkoi muzika. Kemi debate ndonjëherë por gjëra konstruktive.