Bota

Ekzekutohet ish-kandidatja për Miss Ekuador, Landy Párraga!

Policia ekuadoriane njoftoi se ish-kandidatja për Miss Ekuador Landy Párraga, 23 vjeçe, është vrarë në një restorant në qytetin e Quevedo, Ekuador. Ata njoftuan se gjithashtu po mbledhin informacione dhe prova për të zbardhur shkaqet e vrasjes së modeles.

Sipas CNN, Párraga mori pjesë në konkursin Miss Ekuadori në 2022 duke përfaqësuar provincën e Los Ríos. Në dhjetor të 2023 në disa prej bisedave të publikuara nga Prokuroria në kuadër të çështjes “Metastasis” ku po hetohet një strukturë e krimit të organizuar, ishte permendur edhe emri i saj.

Në bisedë, trafikanti i drogës Leandro Norero i kishte thënë i shqetësuar Helive Angulo-s, administratore e pasurisë së Norero-s, se emri i Párragës figuronte në një hetim prokurorie për pastrim parash dhe prandaj nuk donte që të ishte i lidhur me viktimën. Ish-kandidatja dhe modelja për Miss Ekuadori, Landy Párraga nuk foli publikisht për çështjen Metastasis muajt e fundit dhe nuk u procedua penalisht nga Prokuroria.