Celebrities Gossip Showbiz

“Je një mizë pa kokë”, vazhdon ‘lufta’ mes Eglës dhe Heidit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Egla  dhe Heidi duket se i kanë dhënë fund miqësisë së tyre që krijuan brenda shtëpisë. Prej disa ditësh dy banoret kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën. E kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme, ku teksa Meriton Mjekiqi u thotë që të flasin së bashku e të sqarohen, dy banoret hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës.

Egla: Ti ke lënë që gjërat të ndodhin

Heidi: Që aty ka filluar paqëndrueshmëria jote. Ka qenë paqëndrueshmëri totale se ti ngaqë e ke lojë, ti nuk di ku je, ti je një mizë pa kokë

Egla: Kur?

Heidi: Që kur ka qenë te living, unë të kam fol, të kam injoruar që bëje lojërat me Lidin dhe më thërrisje në dhomë dhe më flisje keq për Romeon

Egla: Unë kam folur keq për Romeon? Shyqyr që ka video

Një debat ka ndodhur mes Erjolës dhe Meritonit ditën e sotme. Kjo për shkak se Meritoni është betuar për djalin e tij se nuk i shikon si lojtare Erjolën dhe Rozën, gjë e cila e ka nevrikosur shumë Erjolën.