Ndryshe

Elisa Spiropali: “Ja kush do ishin Berisha, Rama, Meta dhe Kryemadhi nëse do të ishin këngëtarë…”

Sot në emisionin “Ndryshe” ishte e ftuar në studion e Top Albania Radio-s, ministrja Elisa Spiropali.

Të gjithë jemi mësuar ta shohim brenda kornizave të politikës dhe seriozitetit, por në programin “Ndryshe” nga Salsano dhe Paloma nuk kishte si t’ju shpëtonte për të dalë jashtë tyre dhe për ta shoqëruar bisedën me sens humori.

Ministrja Elisa Spiropali, e pyetur nëse Edi Rama, Lul Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta do të ishin këngëtarë kush do ishin, ajo dha këto krahasime:

Berisha do të ishte AC/DC  sepse kanë të njëjtin ritëm gjithë kohës…

Monika Kryemadhi besoj se do të ishte si ato këngëtaret e korit të kishës që kanë atë qesen që marrin lëmoshat e kishës…

Edi Rama është një “Rock Star”

Ilir Meta një “Baftjar” -kështu i përfundoi Spiropali krahasimet e saj me rimë dhe të qeshura.