Gossip Showbiz

Elita Rudi dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë!

Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi i famshëm Gjiko, janë bërë prindër për herë të dytë. Burime të afërta me moderatoren kanë mësuar se ajo solli në jetë një vajzë. Në muajin shtator, dyshja e njohur zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. 1 vit më parë ata u bënë prindër të një djali të cilët e quajtë Zëri.

Ndërkaq, disa kohë më parë Elita dhe Asdren Gjikolli thanë se e kanë zbuluar emrin për vogëlushen e tyre e cila është shumë e veçantë.

Në familjen tonë nuk thuhet a e keni gjetur, por a e keni zbuluar, sepse një emër unik duhet zbuluar. Për ne çdo fëmijë është unik dhe duhet gjetur një emër unik, siç janë të gjithë njerëzit.

Përsa i përket emrit të vajzës, nuk bëhet ende e ditur se si çifti kanë vendosur ta quajnë.