Showbiz

Ellen DeGeneres do të vazhdojë të prezantojë “The Ellen Show” pavarësisht akuzave të punonjësve

Konfirmohet se moderatorja Ellen DeGeneres do të vazhdojë të prezantojë programin në sezonin e saj të 18-të pavarëisht investigimeve.

Spektakli ditor po hetohet pas ankesave dhe akuzave të shumta të stafit dhe producentëve për një kulturë toksike pune, racizëm dhe bullizëm.

Pavarësisht këtyre akuzave Ellen do të jetë sërish në qendër të spektaklit pasi u mendua se do të zëvendësohej nga personazhe të tjerë të famshëm si Sean Hayers, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe Jennifer Aniston.