Showbiz

Ellie Goulding me një projekt të ri muzikor, kujton adoleshencën

Këngëtarja e famshme britanike Ellie Goulding pas një shkëputjeje të shkurtër nga muzika është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Prurja e fundit e saj quhet “Sixteen” dhe flet për vitet e adoleshencës. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, këngëtarja u shpreh se kjo këngë është shumë e dashur dhe personale për të prandaj shpreson që fansat dhe publiku ta mirëpresin.

Në klip Ellie Goulding shfaqet në një makinë së bashku me miken e saj të fëmijërisë duke kujtuar vitet më të bukura që kaluan së bashku.