Showbiz

Ellie Goulding tregon se ka 1 vit pa takuar nënën e saj

Në muajin gusht të vitit të kaluar ajo lidhi kurorë me Caspar Jopling ndërsa në fund të 2019-ës u përfshi në një aksident automobilistik.

Sa i përket 2020-ës Ellie Goulding nisi të kishte sërish probleme me nënën e saj e cila u përfshi në një skandal racizmi që u përfol shumë në media.

Në një intervistë të dhënë së fundmi 33-vjeçarja konfirmoi se ka gati 1 vit që nuk e ka takuar mamanë e saj dhe se marrëdhënia e tyre e vështirë nuk ka shpëtim.

Edhe pse i mungon e ëma, Ellie u shpreh se mundësia e fundit që ato të rregullojnë raportet e tyre është të shkojnë në terapi.