Tech

Elon Musk nuk di të ndalet, ndryshime të reja në platformën X!

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk mund të fillojë të tarifojë përdoruesit e X, platforma e mediave sociale e njohur zyrtarisht si Twitter. Themeluesi i SpaceX solli idenë për ta bërë platformën një shërbim të bazuar në abonim gjatë një bisede mbi inteligjencën artificiale që u transmetua në llogarinë X të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Ne po kalojmë në një pagesë të vogël mujore për përdorimin e sistemit X,”-tha ai, sipas Dave Lee të Bloomberg. Ndërsa Musk nuk shpjegoi se cila do të ishte kostoja e abonimit ai vuri në dukje se kjo do të ishte një mënyrë për platformën për të luftuar robotët. Diskutimi i Musk me Netanyahun kishte për qëllim të përqendrohej në inteligjencën artificiale.

Netanyahu e lavdëroi Musk për angazhimin e tij ndaj fjalës së lirë, por i kërkoi atij që të zhbëjë antisemitizmin në platformë. Ndërkaq, Musk u shpreh se:

Natyrisht, unë jam kundër antisemitizmit. Unë jam kundër çdo gjëje që që promovon urrejtje dhe konflikt. Dhe unë jam në favor të asaj që ndihmon shoqërinë dhe na çon në një të ardhme më të mirë për njerëzimin kolektivisht.