Aktualitet Bota

Emisioni i RAI3, Meloni: Rama u sulmua se ndihmoi Italinë për emigrantët!

Emisioni në Rai 3 për marrëveshjen e emigrantëve Itali-Shqipëri dhe reagimet që pasuan, reagoi Giorgia Meloni. Duke folur në konventën e partisë Fratelli D’Italia, që po zhvillohet në Pescara, kryeministrja italiane theksoi se Shqipëria dhe Rama u sulmuan lidhur me përpjekjet për t’i ndihmuar për emigrantët.

Për emigrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën dhe na ruaj Zot, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë. Në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e sulmuan, deklaroi Meloni. Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Ramës dhe gjithë popullit shqiptar, theksoi kryeministrja italiane.

Kur themi: kurrë me të majtën, nuk po përdorim një slogan të mirë për një fushatë elektorale, por për ta flakur të menjëherë. Ne flasim për diçka që është në ADN-në tonë. Kjo është e vërtetë në Romë dhe është e vërtetë në Bruksel, ne nuk jemi të interesuar të jemi me të gjithë ose ku janë të gjithë.

Ne duam të bëjmë në Europë atë që bëmë në Itali më 25 shtator 2022, duke dërguar më në fund të majtën në opozitë edhe në Europë. Eshtë një punë e vështirë, por e mundur e duhet të përpiqemi. Do të ishte një revolucion. Ne duam të sjellim modelin italian.

Ne gjithashtu do të mbrojmë përsosmërinë tonë, kufijtë tanë, identitetin tonë në BE. Edhe këtë herë do të na thonë se jemi të çmendur, se është një sfidë e pamundur të fitosh. Na kanë dhënë shpesh për disfatë, na kanë thënë se ishim të destinuar të zhdukeshim. Ndërsa ata gëzojnë shpresën e tyre qetësuese, ne do të vazhdojmë të punojmë siç kemi bërë gjithmonë dhe kushedi nëse edhe këtë herë do të jemi në gjendje të vërtetojmë gabimet e parashikimeve. Ka ardhur koha të rrisim aksionet, të ndryshojmë edhe Europën, vijoi Meloni.

Zyrtarisht, Giorgia Meloni shpalli kandidaturën në zgjedhjet europiane. “Kam vendosur të zbres në terren për të udhëhequr listat Fratelli D’Italia-s në të gjitha njësitë zgjedhore, nëse mbijetoj. Por, asnjë minutë nuk do të largohem nga puna në qeveri, për të bërë fushatë. Detyra ime është të zgjidh problemet e kombit e këtë kam ndërmend ta bëj edhe gjatë fushatës zgjedhore”, vuri në dukje kryeministrja e Italisë.