Showbiz

Emocionon Klajdi Haruni, bën tatuazh ‘zërin’ e babait të tij

Klajdi Haruni është këngëtari çapkën i cili njihet për këngët e tij ritmike dhe sensin e humorit por këtë herë na ka shfaqur një anë tjetër të karakterit të tij.

Si të gjithë njerëzit edhe ai e konsideron familjen si pikën e dobët e tij dhe kur ndodhet larg tyre malli për ta shtohet. Së fundmi, nëpërmjet rreteve sociale Klajdi na ka treguar tatuazhin e tij të fundit që duhet theksuar se nuk është i zakonshëm.

Në parakrahun e tij ai nëpërmjet artit të bojës nën lëkurë ka shkruar timbrin e zërit të babait që ta ketë gjithmonë pranë vetes. Në Instagram ai shkruan: “Unë e dua muzikën, melodinë, por për mua ska melodi më të bukur se zëri tend…të dua bab”