Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri kopjon videoklipin e Beyonce dhe Coldplay!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Së fundmi Dafina ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me Brunon dhe Klajdi Harunin. Ama duket se për videoklipin e këngës së tyre janë frymëzuar nga videoklipi i “Hymn For The Weekend” i Coldplay dhe Beyonce dhe ngjashmëria është e dukshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Mbrëmjen e kaluar Dafina me anë të një postimi në Instastory ka treguar për ndjekësit se ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Këngëtarja ka treguar se është në këtë gjendje pasi vuan nga “Bronkiti”.