Showbiz

Endrit Mërtiri dhe Aurela Hoxha i japin fund aludimeve mbi shoqërinë e tyre

Javë më parë u përfol shumë në median rozë shqiptare mbi dy personazhet e famshëm, Endrit Mërtiri dhe Aurela Hoxha. Media e portale të ndryshme aluduan se mes tyre ka një konflikt pasi prej një kohe të gjatë nuk janë fotografuar me njërit-tjetrin.

Gjithashtu dukej se nuk ishin të pranishëm në ditëlindjen e njëri-tjetrit një detaj edhe më i dyshimtë. Endriti në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, kohë më parë tregoi se nëse do të kishte një zënkë mes tij dhe Aurelës do të donte ta mbante private.

Ditën e sotme më në fund të gjitha thashethemet kanë marrë fund dhe dy personazhet po argëtohen në Barcelonë. Secili prej tyre ka postuar një foto ku shfaqen së bashku me anë të të cilave tregojnë se shoqëria e tyre është më e fortë se gjthçka tjetër.