Celebrities Gossip Showbiz

Epo këtë puthje nuk e kishim menduar, koleksioni i ri i Cohl’s pajton Luizin dhe Dea Mishel!

Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi dhe Dea Mishel gjithmonë kanë pasur zënka, debate dhe ofendime me njëri-tjetrin, për shkak se Dea ka mbajtur më shumë anën dhe Oltës në grupimet që janë bërë në shtëpi. Ama ajo çfarë arriti kulmin e përplasjes së tyre ishte vendimi i Deas, ku dërgoi në televotim  Luizin, Kiarën dhe Efin dhe si përfundim Efi u eleminua nga shtëpia. Por së fundmi në shtëpi ka mbërritur koleksioni i ri i Cohl’s për banorët, të cilët i kanë veshur kostumet dhe kanë pozuar para një kamere për të bërë fotografitë e tyre. E duket se këto foto kanë arritur edhe të pajtojnë Luizin dhe Dean, pasi Luizi e ka puthur në kokë Dean dhe kanë pozuar kështu para kamerës.

Luizi tashmë është fenomeni i këtij edicioni të dytë të “Big Brother Vip” përveç lojës së tij brenda në shtëpi, dashuria dhe lidhja e tij me Kiarën ka rrëmbyer zem,rën e shqiptarëve. Përveç dronëve dhe pankartave, fytyra e Luizit tashmë shfaqet edhe në ditëlindjet e vajzave shqiptave. Njëran prej tyre ka pasur ditëlindjen dhe ka marrë nga shoqëria e saj një tortë me fytyrën e Luizit, ku dhe urimi ka qenë shumë i veçantë.