Celebrities Gossip Showbiz

Era Istrefi sapo na zbuloi datën e publikimit të ‘Bebe’!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe së fundmi ka treguar se po punon në një studio muzikore. Shpesh bukuroshja ka treguar se së fundmi i është përkushtuar pasionit të saj dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar një Instastory ku teksa dukej në një avion privat ajo ka paralajmëruar surprizën e saj më të re.

E vetëm pak më parë, artistja na zbuloi datën e publikimit të ‘Bebe’, titulli që do të mbajë kënga më e re e saj. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Era na ka zbuluar se do të lançohet në 31 mars, ditën e enjte.

Projekti më i ri muzikor i Erës është në gjuhën shqipe.

Si gjithmonë edhe këtë herë Era është shfaqur e veshur plot stil me një robdishambër të ‘Versace’ dhe detaje që e bënin ‘look-un’ e saj shumë luksoz. E në fakt kështu ka qenë, pasi sipas faqes Shqip.closet për këtë ‘look’ të saj ka shpenzuar një total prej  1490 eurove.