Bota

Qeveria spanjolle vjen me rregulla të forta ndaj influencerëve!

Qeveria spanjolle ka vendosur një sërë kriteresh dhe rregullash për të përcaktuar veprimtarinë e të ashtuquajturve “influencues” në rrjetet sociale. Rregullat duhet të respektohen nga të gjithë ata që, nëpërmjet aktivitetit të tyre audioviziv online, gjenerojnë të ardhura të paktën 300 mijë euro në vit, kanë të paktën një milion ndjekës në një platformë të vetme dhe 24 e më shumë video të publikuara në vit. Ndër detyrimet të cilave do t’i nënshtrohen, do të jetë ai i tregimit të qartë të përmbajtjes reklamuese, jo reklamimit të duhanit dhe respektimi i rregullave të sakta në lidhje me reklamimin e pijeve alkoolike dhe lojërave të fatit.

Ndërkaq, rikujtojmë se edhe aktivitetet e influencerave italianë do të jenë nën mbikëqyrjen e Autoritetit Italian të Komunikimit (AGCOM). Rregullat fillimisht do të zbatohen për krijuesit e përmbajtjes me më shumë se një milion ndjekës. “Wild West i ndikuesve ka mbaruar,”-tha shefi i AGCOM, Giacomo Lasorella.

Ne po fillojmë me të mëdhenjtë, por edhe influencerat e tjerë do të duhet të përshtaten.

Influencerat do të përballen me gjoba të mëdha nëse nuk etiketojnë qartë bashkëpunimet e markave ose nuk zbulojnë interesat e tyre komerciale. Udhëzimet e propozuara synojnë gjithashtu të mbrojnë fëmijët. AGCOM tha në një deklaratë se masat do të kenë të bëjnë me komunikimin tregtar dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njerëzve, të miturve dhe vlerave sportive.

Në këtë kontekst të ri, influencuesit dhe krijuesit do të duhet të respektojnë rregulla më të rrepta për transparencën dhe reklamimin, me gjoba që variojnë nga 10 deri në 250 mijë euro. Gjobat që kanë të bëjnë me detyrimet për mbrojtjen e të miturve variojnë nga 30 mijë deri në 600 mijë euro. Vendimi i AGCOM vjen pas skandalit që përfshiu blogeren Chiara Ferragni. Ferragni u gjobit me 1.075 milionë euro për pretendimin se shitja e një pandoro do të ndihmonte në financimin e një spitali për fëmijë në Torino.