Dilema Sociale

Ermal Mamaqi: Nuk e dua lali Erin tek filmi i ri!

Biznesmeni, komediani, aktori, si dhe producenti Ermal Mamaqi ishte në një intervistë për Top Albania Radio, në emisionin “Dilema Sociale” me Eno Popin.

I pyetur se si ka ndikuar pandemia këtë vit në fushën e kinematografisë, Ermali tregon se normalisht që ka qenë një periudhë e vështirë, por do të sjellë një film të ri që pothuajse e ka gati skenarin.

Padyshim e kam gati skenarin, ekipi ka punuar qëkur mbaroi “I Love Tropoja” ka filluar punën, pavarësisht se ne po korrim sukses duke e transmetuar nëpër kinematë e gjithë Evropës dhe sigurisht në vende ku ka shqiptarë. Puna kishte filluar për filmin tjetër, por u ndërpre si pasojë e pandemisë dhe unë besoj se sapo të çlirohet planeti, ne do të jemi direkt në set xhirimi për filmin tim të ardhshëm.

I nxitur nga përgjigja e Ermalit, Eno ndërhyn menjëherë duke e pyetur se me çfarë ka lidhje filmi dhe a do të ketë një qytet referues, apo një titull “Tirona në zemrat tona”?! Ndërsa aktori për ta shitur filmin i bie që të jetë lali Eri?!

Ermali qesh dhe zbulon se filmi ka lidhje me qytetin tonë, por nuk do të jetë lali Eri në film. Kujtojmë, se në filmin “I Love Tropoja” ishte në rol edhe Kryeministri Edi Rama. Sidoqoftë ne po presim me padurim për filmin e tretë të Ermal Mamaqit. Normalisht që skenari nuk do të na zhgënjejë duke e veshur edhe me notat e tij të humorit, por thjesht do të na shtojë më shumë të qeshurat.