Celebrities Showbiz

Ermali i kërkon falje Beatrix, reagon kushërira e saj Anxhelina!

Para dy netësh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë hyrë Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Salsano Rrapi dhe Ed Manushi, Flori Gjini, Agron Llakaj. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një propozimi që iu bë banorëve nga “Vëllai i Madh” për të bërë vizita me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh. Për këto takime ata duhet të paguajnë para të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro.

Një nga të ftuarit, Ermal Mamaqi, ka përmendur emrin e prezantueses Bora Zemani teksa kanë qenë duke biseduar dhe kjo gjë shkaktoi mjaft reagime. Gjatë mbrëmjes së kaluar, Arbana Osmani komunikoi se Beatrix nuk ka pranuar të jetë në studio dhe as pjesë e darkës së organizuar për ish-banorët.

Për këtë gjë ka reaguar sërish Ermali. Përmes një videoje të postuar në Instagram ai i kërkon falje Beatrix duke thënë se e përmendi pa të keq. Ai u shpreh se:

Ti më njeh mua, nuk rri dot pa shaka. Këtë herë bëra një provokim dhe kaq. Fakti që ti je lidhur me Dondi nuk do të thotë që ne mos të përmendim asnjëherë në prezencën e tij Borën se edhe ajo njeri është. Të lutem shko se ai djalë besoj se ndjen diçka dhe u mërzit. Nuk ka faj se video ishte montuar gabim, ajo që kisha bërë unë sot. Kështu që ke ende kohë të shkosh.

 

Ndërkohë, në komente ka reaguar edhe Anxhelina Hadërgjonaj, kushërira e Beatrix. Ajo thotë se Beatrix nuk është prekur nga shakaja e Ermalit por e Salsanos dhe qeshja e banorëve të tjerë që i konsideron të afërt. Ajo u shpreh:

Ermal sepse siç e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk është prekur nga përmendja e personave të tretë (sepse Trixës i janë futur parashuta me të tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson). Por është prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos (për vrasje e therje) dhe të qeshurat histerike të banorëve që ajo i konsideronte shumë të afërt. Ti e fillove po u përkeqësua nga të tjerët që qeshin akoma me humor të 95′. Kaq! Trixa ka të drejtën e të gjithë botës të mërzitet e të marrë çfarë vendimi të dojë sepse boll ka duruar!