Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Është më e fortë kauza e Meritonit se Ilnisa…/Olta Sheta komenton sjelljen e 3 banorëve brenda Dhomës së Bardhë!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Olta Sheta. Si e komenton Olta situatën në Dhomën e Bardhë ku brenda janë 3 banorë, përkatësisht Ilnisa, Meritoni dhe Egla ku kanë edhe fërkime me njëri-tjetrin?

Mendoj se Egla e ka kaluar si situatë, i ka dhënë vetes forcë sepse të rrish aty brenda nuk është e lehtë. Ti rrin në shtëpi me televizor dhe mërzitesh jo në tërë atë bardhësi, është e tmerrshme. Kur u skualifikua Egla dyshova për largimin e saj sepse nuk dha asnjë deklaratë. E thoja që nëse Egla do ikte “BBV” do mbaronte. Pasi në zarfin e zi u tha që Meritoni dhe Ilnisa do futeshin në Dhomën e Bardhë, pash një fikje të Ilnisës kur pa Eglën, iu ul sahati direkt. Ilnisa për mua duhet të dilte që atë natë. Atë natë Egla vulosi fitoren dhe Ilnisa humbjen. Për mua Meritoni dhe Egla kthehen në shtëpi. Ilnisa po sillet akoma më keq me ofendime të papara. Egla i kërkoi falje Meritonit dhe Meritoni nga ana tjetër po tregohet inteligjent, e përqafoi për ditëlindje, po kupton që nëse vazhdon të njëjtën sjellje populli do e nxjerrë përjashta. Nëse Egla ndryshon sjellje mendoj se askush nuk do të ketë më kuriozitet ta shoh.

A do e mbajë Meritoni premtimin që i bëri Ilnisës që nëse ajo del nga shtëpia edhe ai do të dalë?

Ilnisa e di që do të dalë. Edhe Meritoni e di që do të dalë ajo dhe nëse do e mbante premtimin mendoj që nuk do të futej fare tek Dhoma e Bardhë. Mendoj që nuk është aq budalla sa mos e kuptoj që Ilnisa do të dalë. Duhet të mbajë premtimin për djalin, është më e fortë kauza se Ilnisa. Ilnisa nëse e do e pret përjashtë.

Urimi për ditëlindje i Ilnisës për Eglën, si e komenton Olta?

Ilnisa nuk ndryshon karakter, fute në çdo dhomë të duash, e ka të keqen brenda dhe nuk rrin dot pa e shfaqur. Nuk e di çfarë ka ndodhur me jetën e saj përjashta që është ashtu.