Aktualitet

Euro e mbyll javën në rënie, valuta europiane i afrohet nivelit të 107 lekëve

Euro e ka mbyllur këtë javë në rënie. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 107.32 lekë duke humbur 0.33 pikë në 24 orët e fundit.

Në shitje euro po këmbehet me 107.87 lekë, ndërsa po blihet për 106.79 lekë.

Bashkë me euron, në rënie a kanë mbyllur javën edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi.