Showbiz

Familja Hadid parakalon në Javën e Modës në New York

Mesa duket të gjithë modelët e familjes Hadid janë më të preferuarit në Javën e Modës në New York.

Gigi, Bella dhe vëllai i vogël i tyre Anwar kanë parakaluar krenarë në sfilatën e Prabal Gurung ku duhet theksuar se kanë shkëlqyer.

Duke i mbështetur me shumë krenari ishte mamaja e tyre Yolanda Hadid e cila është emocionuar teksa i ka parë të tre fëmijët e saj në pasarelë.

Kjo është hera e parë që të tre modelët janë shfaqur bashkë në të njejtën sfilatë ndërsa Gigi dhe Bella kanë parakaluar së bashku edhe në sfilata të tjera.