Showbiz

Familjen apo karrierën?! Liam Payne duhet të zgjedhë

Këngëtari i famshëm Liam Payne gjendet në një udhëkryq. T’i përkushtohet karrierës apo familjes dhe djalit të vogël 1-vjeçar?

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Liam është shprehur se e ka shumë të vështirë të qëndrojë pranë vogëlushit dhe partneres së tij Cheryl ndërkohë që i duhet të udhëtojë nëpër turne për çuar më tej karrierën e tij.

Duket se këngëtari ka zgjedhur këtë të fundit pasi ai rrëfeu se nuk ka qenë dhe nuk do të mund të jetë i pranishëm në momentet më të rëndësishme siç janë ditëlindjet apo fjalët e para që i biri do të thotë.

Sa i përket Cheryl ajo nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj çështjeje kjo për shkak se puna e ngarkuar e Payne e ka çuar marrëdhënien e tyre në një krizë të thellë.