Showbiz

Fansat kritikojnë ashpër Kendrick Lamar: “Edhe Donald Trump këndoi më mirë se ti”

Reperi i famshëm i cili ka patur një vit të suksesshëm duke u renditur në vendet më të mira të chart-eve amerikane me hitet e tij sapo është kritikuar ashpër nga fansat.

Të gjithë janë ankuar nga performanca e tij mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit për “College Football Playoff National Championship”. Asnjë notë muzikore të këngëve të tij nuk kanë qënë ‘live’ dhe ky detaj ishte mëse i qartë.

Sinkronizimi i buzëve nuk përputhej aspak me ritmin e këngës duke lënë qindra fansa të zhgënjyer të cilët nuk i kanë kursyer kritikat, disa as sharjet. Shumë prej të pranishmëve në këtë koncert para ndeshjes së madhe kanë shkruar në Twitter mendimet e tyre rreth kësaj çështjeje.

Disa nga ata janë shprehur se edhe Donald Trump i cili ngatërroi fjalët e Himnit Kombëtar në pjesën e parë të koncertit, doli më i ndershëm nga kjo situatë pasi ndryshe nga Kendrick, të paktën ai këndoi.