Showbiz

Fansat shqetësohen për shëndetin e saj, Celine Dion zbulon e arsyen e rënies në peshë

Ylli i muzikës prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes për peshën e saj duke shqetësuar shumë edhe fansat.

Një pjesë e mirë e publikut kanë shprehur hapur mendimin e tyre se Celine Dion ka rënë shumë në peshë duke i’u frikësuar ndonjë sëmundjeje që ajo po e mban të fshehur.

Mësohet se asgjë nuk ashtu siç duket dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Në një intervistë për BBC, këngëtarja rrëfeu se rënia e saj drastike nga pesha vjen për shkak të baletit.

Ajo e praktikon baletin 4 herë në javë në seanca intensive por edhe në jetën e përditshme është një njeri hiperaktiv që pëlqen të jetë vetëm në lëvizje.

Kujtojmë se rreth 3 vite më parë Dion humbi bashkëshortin dhe vëllain e saj duke i shkaktuar goditje të forta emocionale.