Aktualitet Bota

Faruk Ozer ekstradohet drejt Turqisë, mashtroi mbi 390 mijë persona përmes kriptomonedhave/Dëmi 2 miliardë dollarë!

Ekstradohet drejt Turqisë, Faruk Ozer, i shumëkërkuari për mashtrim të mbi 390 mijë qytetarëve përmes kriptomonedhave, me një dëm ekonomik në vlerë 2 miliardë dollarë. Shtetasi turk i moshës 29-vjeç u arrestua në gushtin e kaluar në Himarë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brain”.  Mëngjesin e sotëm, Interpol Tirana ia dorëzoi homologëve të Interpol Ankarasë, në Aeroportin e Rinasit. Dy vjet më parë, Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar urdhër-arresti ndaj Ozerit për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Interpol Tirana:

Ekstradohet drejt Turqisë, i shumëkërkuari ndërkombëtarisht, për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliard dollarë.

Ky shtetas u kap më datë 30 gusht 2022, në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranën.

29-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Mëngjesin e sotëm, specialistët e Interpol Tiranë, ata të Forcës Elitë RENEA dhe shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shoqëruan në Rinas dhe i dorëzuan homologëve të Interpol Ankarasë, shtetasin F.O, 29 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Shtetasi F.O ishte i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, pasi akuzohet se nëpërmjet platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave, ka mashtruar rreth 391 000 anëtarë të kësaj platforme dhe ka përfituar rreth 2 miliard dollarë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, ka lëshuar urdhër arresti, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Si rezultat i bashkepunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ankaranë, u bë i mundur arrestimi i shtetasit F.O, në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Brain”, dhe më pas finalizimi i procedurave me ekstradimin e tij drejt Turqisë.