Sport

Rey Manaj në garë për golashënuesin e Superligës së Turqisë, duel në distancë me Dzekon dhe Icardin!

Rey Manaj po rezulton një goditje e madhe për Sivasspor, teksa këtë sezon, sulmuesi shqiptare ka “marrë për dore” skuadrën drejt rezultateve të rëndësishme. Manaj është në garë për golashënuesin e Superligës së Turqisë, teksa për momentin e sheh veten në vendin e 3-të me 18 gola.

Më shumë gola se ylli kuqezi kanë shënuar vetëm Mauro Icardi (21 gola te Galatasaray) dhe veterani Dzeko (20 gola te Fenerbahçe.

Deri në fund të sezonit, janë në program edhe katër ndeshje. Padyshim,  27-vjeçari kërkon të lërë gjurmë në transfertën e Stambollit me 5 maj ndaj Galatasrayt. Nëse shikojmë kalendarin, kundërshtarët e fundit si Basaksehir, Istanbulspor dhe Kayserispor janë skuadra që Manaj ka mundësi t’u shënojë gol.

Ecuria pozitive mund të bëjë që ai të kthehet sërish të veshë fanellën e Shqipërisë, aq më tepër kur në horizont është dhe kampionati europian, një vitrinë që çdo futbollist do donte ta shijonte.

Në mars do të jetë grumbullimi i radhës nga Sylvinho e do të shohim nëse do ta ketë konsideruar të mjaftueshëm kontributin e Manajt deri më tani për ti bërë vend në Kombëtare.

Sylvinho ka deklaruar se para se të vinte tek Shqipëria njihte më parë vetëm Manajn, me të cilin kishte punuar tek Interi.