Celebrities Showbiz

Finneas i bën urimin më të bukur motrës së tij për ditëlindje!

Gëzuar ditëlindjen, Billie Eilish! Ditën e djeshme këngëtarja festoi ditëlindjen e saj të 20-të dhe mori pafundësisht urime të veçanta në rrjetet e saj sociale, por ai që mori më shumë vëmendjen në Instagram ishte urimi i nga vëllai i saj më i madh, producenti dhe miku më i mirë i saj Finneas O’Connell.

20!Të shikoj se si rritesh dhe bëhesh personi i zhytur në mendime, tepër e sjellshëme, e talentuar, gazmore dhe punëtore, je gëzimi i jetës sime! Unë do të jem fansi yt numër 1 deri në ditën që të vdes. Nuk ka asgjë që dua më shumë sesa të jem vëllai yt i madh. Gëzuar ditëlindjen!!!

Postimi i Finneas përfshinte gjithashtu një video pa kuptim të motrës së tij duke “kapur” flokët e nënës së tyre ndërsa ajo qeshte. Billie dhe Finneas gjithmonë kanë qenë të hapur në të kaluarën për marrëdhënien e tyre të fortë. Së fundmi ata u ngjitën në skenë së bashku në episodin e javës së kaluar të “Saturday Night Live” për një performancë mahnitëse të “Male Fantasy” nga albumi i saj i dytë në studio me titull “Happier Than Ever”.

Theksojmë se dyshja vëlla-motër, fitues të ‘Grammy’ tashmë po meren me projektin më të ri me titull “Turning Red” i ‘Pixar’ i cili përmban edhe disa këngë të reja nga ata. Kompanitë e mëdha si ‘Disney’ dhe ‘Pixar’ kanë publikuar një trailer të ri për filmin e animuar “Turning Red”nga ku edhe shfaqet muzika e re e këngëtares së njohur dhe shumë të dashur Billie Eilish dhe e vëllait të saj Finneas.