Botë e Çuditshme

Flet nëna e djalit ujk: “Kisha një dëshirë të tmerrshme për të ngrënë mace…”

Së fundmi një nënë ka zbuluar frikën se gjendja e ‘sindromës së ujkut’ të djalit të saj ishte shkaktuar nga ngrënia e një maceje gjatë shtatzënisë. Jaren Gamongan, 2-vjeç, nga Apayao në Filipine, lindi i mbuluar tërësisht nga qimet, puçrra të zeza dhe copa flokësh që i mbushën fytyrën, qafën, shpinën dhe krahët.

Por nëna e tij Alma, besonte se pamja e djalit ishte për shkak të një mallkimi që u bë mbi të kur ajo hëngri një mace të egër ndërsa ishte shtatzënë. Ajo tha se gjatë shtatzënisë kishte dëshira të pakontrollueshme për macet e egra, një pjatë ekzotike që gjendet në rajonin e thellë malor ku ajo jeton. Alma tha se kërkoi një mace të zezë nga miqtë e fshatit dhe e hëngri por më vonë u pendua kur lindi Jaren.

Kur më në fund e çoi Jaren te mjekët ata zbuluan se ai kishte një gjendje mjekësore të quajtur hipertrikozë, një sindromë tepër e rrallë me vetëm 50 deri në 100 raste të raportuara në mbarë botën që nga Mesjeta.

Ndërkaq, nëna e djalit tha se: “Unë shqetësohem shumë për të kur të vijë koha që ai të shkojë në shkollë. Ai mund të ngacmohet pasi është ndryshe.

Unë fajësova veten kur ai lindi për shkak të dëshirave që kisha. U ndjeva shumë fajtore. Por kohët e fundit mjekët më thanë se nuk kishte lidhje”,-tha ajo.  Nga tre fëmijët e Almës, fëmija i mesëm, Jaren, ishte i vetmi i lindur me këtë sëmundje. Motra e tij më e madhe dhe vëllai i vogël kanë lindur pa asnjë ndërlikim.