Sport

Flet pas ndeshjes autori i 3 golave, Kane: Deshëm të tregoheshim të mëshirshëm me ta, një natë tjetër do shënoja 6 gola! (Golat)

Harry Kane rrallëherë ka pasur më shumë mundësi për të shënuar në një ndeshje me përfaqësuesen angleze si në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Ai shënoi tre gola, por kishte edhe mundësi të tjera shënimi, duke shpërdoruar disa raste para Strakoshës. Gjithsesi, protagonisti kryesor i suksesit 5-0 të Anglisë, tha për mediat pas sfidës se ishte i lumtur sidomos me faktin se ekipi kishte ekzekutuar në perfeksion atë që ishte përgatitur për pjesën e parë të duelit.

Pjesa e parë ishte një paraqitje e pabesueshme. Kishim trysninë dhe na duhej rezultat. Ishte një mënyrë e shkëlqyer për t’iu afruar kualifikimit. Sa herë që dikush vesh fanellën e Anglisë, dëshiron që të bëjë këdo krenar. Ndoshta duhej të tregonim diçka sot ndaj edhe ishim të të zjarrtë që në start.

Sa herë që kam shanse, kam ndjesinë sikur do të shënoj. Me shumë mundësi do të klsha shënuar 6 gola në një mbrëmje tjetër.

Të mbyllnim 5-0 pjesën e parë, tregon karakterin e kësaj skuadre. Kishim një paraqitje zhgënjyese herën e fundit kur ishim në Uembli dhe dëshironim ta korrigjonim këtë. Ishte një natë e shkëlqyer dhe pres me padurim të hënën.

Deshëm të ishim të pamëshirshëm në të gjithë fushën, jo vetëm në zonë apo në finalizim. Ne dëshironim ta bënim të vështirë për ta dhe t’i tregonim të gjithë kombit se çfarë jemi në gjendje të bëjmë dhe mendoj se ia dolëm, tha Kejn.