Celebrities Gossip Showbiz

“Flet shpirti që është plot”, Klajdi Haruni na emocionon me urimin e Brunos për ditëlindjen e tij!

Grupi i ‘Threedots” padyshim që kudo që shkojnë krijojnë një atmosferë tepër emocionuese dhe shumë festive. Kjo nuk ndodh vetëm për faktin se janë artistë shumë të mirë, që jo vetëm prodhojnë muzikë të mirë dhe interpretojnë shumë bukur këngë të artistëve të tjerë, por dhe pasi mes tyre ka një kimi dhe miqësi shumë të ngushtë. Këtë gjë ata nuk ngurrojnë ta tregojnë asnjëherë edhe me anë të rrjete sociale.

Për ditëlindjen e Brunos, nuk mund të mungonte një urim shumë emocionues prej një nga miqve të tij më të mirë dhe bëhet fjalë pikërisht për Klajdin. Ky i fundit me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ku teksa ka shpërndarë një fotografi gjatë një koncerti me mikun e tij i ka dedikuar disa fjalë shumë të bukura.

“Gëzuar vllai im, me këtë foto që s’ka nevoje për shume fjalë, sepse flet vetë shpirti që është plot…   

Rikujtojmë se, në qershor të këtij viti grupi i ‘Threedots”, Klajdi, Bruno dhe Flori sollën bashkëpunimin e tyre që padyshim ishte një nga hitet më të pëlqyera të kësaj vere. “Nina” dëgjohej kudo në makina, koncerte përgjatë gjithë verës. Gjithashtu projekti muzikor i çunave arriti të qëndrojë për disa javë në krye të “The Top List” dhe në “Top 5”. Kënga tanimë numëron mbi 20 milion klikime në platformën YouTube.