Bota

Foshnja e braktisur shpëtohet nga një qen!

Në Birmingham të Britanisë është gjetur një foshnje e braktisur në mes të një parku, ndërsa fatkeqësisht ende nuk dihet se kush është nëna e foshnjës.

Sipas mediave britanike, besohet se foshnja ka lindur në ditën që është gjetur dhe është braktisur disa orë më vonë. Policia tha:

Foshnja është e shëndetshme, por fatkeqësisht nuk kemi gjetur ende nënë e tij. Jemi të shqetësuar. Duam që fëmija të mos ketë asnjë shqetësim, si fizikisht, por edhe mendërisht

Interesante është dhe mënyra se si u gjet foshnja. Terry Walsh, 64-vjeç, ishte duke kaluar shëtitje me qenin e tij në park, kur ky i fundit, u afrua tek një batanije që gjeti në mes së hapësirës me bar.

 

Pasi u afrua, i moshuari Walsh, tha se gjeti foshnjën dhe menjëherë lajmëroi policinë. Walsh thotë se qenin e dërgoi zoti në atë vend për të shpëtuar fëmijën e gjorë.

“Isha duke kontrolluar për qenin, kur e pashë iu afrova menjëherë. Veshët më dëgjuan të qara fëmije, u afrova përsëri, ku pikasa më pas foshnjën”, u shpreh 64-vjeçari.