Showbiz

French Montana flet për herë të parë mbi marrëdhënien me Khloe Kardashian: “Ishte dashuri e vërtetë”

Të gjithë e kishim harruar lidhjen e shkurtër të Khloe Kardashian me French Montana në vitin 2014 dhe këngëtari ka folur për herë të parë mbi të pas kaq shumë vitesh.

Në një intervistë për “Haute Living” artisti ka treguar se familjet e tyre ende kanë një marrëdhënie të ngushtë. Ai shpjegoi se mes tyre nuk kishte hatërmbetje dhe se gjithmonë janë përpjekur të zgjidhin problemet në çift pa e lënduar njëri-tjetrin.

Për French Montana kjo ka qenë dashuri e vërtetë dhe është i lumtur që ai dhe Khloe kanë arritur të jenë miq.