Sport

Fundi i një epoke. Valentino Rossi i jep lamtumirën Moto Grand Prix!

Moto Grand Prix është përshëndetur sot me ikonën e garave me motora, Valentino Rossi.

Rossi ka zhvilluar garën e fundit në karrierën e tij dhe sot u rendit në vendin  e 10-të, në pistën e Valencias.

Fituesi i kësaj gare ishte Bagnaia, nga skuadra e Ducati.

Kështu, Valentino Rossi, pas 432 Grand Prixeve, 26 sezoneve dhe 9 titujve kampion bote, ka mbyllur karrierën e tij.

Gara e fundit e ‘Doktorit’ në Valencia, do të futet në historinë e tij, pasi edhe pse përfundoi në vendin e 10-të, ai e mbylli si më i miri i të gjitha kohërave.

Vetë nofka e tij ‘Doktori’, tregon më së miri se Rossi dominoi për nëntë vite në këtë garë, duke u larguar nga sporti më i shpejtë në botë si një legjendë.