Showbiz

Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Tian

Futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është bërë baba për herë të parë.

Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Tian.

Ka qenë vetë futbollisti që e ka ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale, duke ndarë foto me partneren dhe bebushin në maternitet.

“Ëndërro gjëra të mëdha, djalë i vogël”.

Çifti u kurorëzua me martesë në shtator të vitit që lamë pas dhe pas dy muajsh dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.