Showbiz

G-Eazy dhe Ashley Benson janë fejuar?! Ja detaji që po i bën të gjithë të dyshojnë

Vetëm 1 muaj pas ndarjes nga modelja Cara Delevingne, aktorja Ashley Benson u hodh në krahët e reperit famëkeq G-Eazy. Dyshja duket se e kanë shijuar romancën e tyre në maksimum dhe kanë qenë të pandarë, kudo në praninë e njëri-tjetrit.

Një foto që ka nisur të qarkullojë ditën e kaluar i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ata mund të kenë hedhur hapin e radhës në marrëdhënien e tyre në çift.

Ashley dhe G-Eazy u fotografuan teksa po shkonin në një restorant për një darkë romantike ndërkohë që në dorën e aktores vihej re shumë qartë një unazë e madhe diamanti.

30-vjeçarja e mbante unazën në gishtin e martesës dhe forma e saj dukej fiks si një unazë me të cilin reperi i ka propozuar.

Dyshja ende nuk kanë reaguar kundrejt këtyre aludimeve por të gjithë besojnë se tashmë ata janë fejuar e ndoshta shumë shpejt mund të ecin drejt altarit.