Celebrities Gossip Showbiz

Ish e dashura e modeles Cara Delevingne fejohet me miliarderin e famshëm Brandon Davis!

Ylli i “Pretty Little Liars”, Ashley Benson është fejuar me të dashurin e saj Brandon Davis, i cili është një trashëgimtar nafte. Aktorja 33-vjeçare, e cila më herët ka patur histori dashurie me reperin G-Eazy dhe me modelen Cara Delevingne, ndau lajmin e bukur në Instagram duke treguar unazën e saj gjigante të fejesës me diamant.

Brandon, 43 vjeç, i propozoi Ashley-t për një darkë romantike. Ai e quajti atë ‘dashuria e jetës sime’ në një postim në instagram. Çifti u lidhën për herë të parë në janar. “Ata kanë shumë miq të përbashkët dhe janë të dy njerëz super argëtues dhe shumë social”,-tha një burim për People në shkurt.

Brandon është nipi i manjatit të ndjerë të naftës Marvin Davis, një miliarder që zotëronte asete të tilla mahnitëse si gjigandin e prodhimeve kinematografike ‘20th Century Fox’ dhe ‘Hotel Beverly Hills’. Ashley Benson ka patur një histori dashurie për një farë kohe me modelen Cara Delevinge.