Showbiz

Gashi ka gati bashkëpunimin e radhës që do të lançohet në ditëlindjen e tij

Reperi me origjinë shqiptare Gashi ka goditur në shenjë me albumin e tij të ri “1984” që ka plot projekte e bashkëpunime muzikore që janë kthyer në hite.

Pjesë e këtij albumi është edhe prurja e preferuar e artistit “Mama” në bashkëpunim me idhullin e tij Sting. Kënga është kthyer menjëherë në hit dhe ka marrë vetëm reagime pozitive nga publiku.

Ai nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Gashi ka gati bashkëpunimin e radhës me Ty Dolla $ign. Kujtojmë se edhe Elvana Gjata ka një bashkëpunim me reperin amerikan “Off Guard” që ka qenë pjesë e The Top List për javë të tëra.

Gashi ka vendosur që këtë prurje të re ta publikojë pikërisht në ditën e tij të lindjes më 4 tetor për të festuar në mënyrën më të bukur.