Celebrities Gossip Showbiz

Genc Fuga në “luftë për jetën”, aktori i njohur futet sërish në operacion!

Aktori i dashur për publikun, Genc Fuga i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru. Pas ndërhyrjes së parë urgjente në Spitalin Amerikan, bashkëshortja e artistit Genc Fuga ka treguar për mediat se ai i është nënshtruar sot ndërhyrjes së dytë në kokë.

Momentalisht, Genci ndodhet në sallën e operimit ku në proces e sipër do t’i bëhen edhe dy hapje të tjera në kokë, për shkarkimin e edemave. Operacioni i pare shkoi mirë dhe gjendja shëndetësore e aktorit ka qenë e qetë, gjë për të cilën aktorja falenderoi edhe mjekët e spitalit, ndërsa urojmë që gjithçka të shkojë mirë edhe në operacionin e dytë nga i njëjti staf.

Bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Eni Jani ka kërkuar ndihmë, pasi operacioni i parë kushtonte 19 mijë euro. Vetëm pak orë pas apelit për ndihmë, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve duke bërë që shuma të sigurohej. Eni Jani ka felenderuar të gjithë për mbështetjen dhe kontributin.

Falënderoj me zemër se pari ekipin e spitalit për përkushtimin dhe profesionalizmin. Falënderoj çdo njërin nga ju për suportin dhe mbështetjen, për çdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua! Faleminderit nga zemra përsëri!