Celebrities Pasó – Euro 2020 Sport

Genc Fuga tifoz tipik: “Jam me Anglinë, por nuk besoj se fiton!”

Ditën e sotme, “Pasó – Euro 2020” nën moderimin e Denisit dhe Albanës vjen me të ftuar aktorin Genc Fuga. Në një bisedë shumë interesante, me parashikime për ndeshjet e me shumë komente për Kampionatin Europian, Genci ndër të tjera, zbulon edhe skuadrën me të cilën është.

Si një tifoz tipik, Genci zbulon se skuadra me të cilën ai është, është pikërisht Anglia. Por nëse mendoni që ai e sheh këtë skuadër si fituese, gaboheni.

Unë isha me Anglinë, por nuk e shikoj kampione.

Por pse nuk e beson Fuga që skuadra e tij e zemrës të jetë fituese e këtij Kampionati? Këtë e zbulon vetë ai në Top Albania Radio dhe duket se ka një arsye objektive.

U bë vite që Anglia kënaqet me vendin e dytë.

Këto e të tjera, u diskutuan në “Pasó – Euro 2020”. Kujtojmë, se një tjetër i ftuar ditën e sotme në program, ishte Elvi Sharra, i cili u shpreh, se sipas tij, në Kampionatin Europian nuk do të ketë surpriza, por do të fitojë më i miri.

Maratona e përditshme njëorëshe e “Pasó – Euro 2020” do të vazhdojë përgjatë të gjithë Kampionatit Europian. Me shumë të ftuar interesant, intervista të sjella nga Endri të fansave të zjarrtë si dhe shumë quiz-e nga Denisi dhe Albana.