Film & Tv Live From Tirana

5 përzgjedhjet kinematografike të Genc Fugës që duhet t’i shihni patjetër

Është e mërkura e filmit, në rubrikën “Live From The Cinema” e “LFT”. Si gjithmonë kemi një personazh të famshëm të apasionuar pas kinematografisë që na zbulon 5 realizimet më të parapëlyera të tij/saj që vijnë si sugjerim për të gjithë publikun. Sot studios sonë ju bashkua aktori Genc Fuga i cili menjëherë zbuloi përzgjedhjet e tij!

Simbad Detari (Film Vizatimor)

“Ky është një film ndryshe sepse ka një histori intriguese. Flitet për Siragusën një vend që është shumë afër me ne. Janë disa legjenda që kanë bashkuar lashtinë në mënyrën më të mrekullueshme.”

Agora (2009)

“Në këtë film tregohet zhvillimi i Krishtërimit për herë të parë. E ardhmja në fakt është e shkuara jonë. Aty do të shikojmë qarkun e biblotekave të Babilonisë shumë të pasura të kohës. Në fund të filmit kuptohet qartë se çfarë regresi ishte duke ardhur.”

The Kingdom of Heaven (2013)

“Ka 2 versione unë kam zgjedhur atë që është 2 orë. Flet për përsosmërinë e atyre mesazheve të mëdha që përcjell çdo tekst Biblik apo fetar që tregon se është e mira të nisemi nga dashuria. Bëhet fjalë pikërisht për rënien e Jeruzalemit, fundin e viteve 1100 e për 1200 që vjen më pas.”

Love Actually (2003)

“Nuk i harroj dot titrat e këtij filmi në fund fare, më bën të qaj gjithmonë. Ja kam bërë të qartë të gjithëve që ajo çfarë ka rëndësi në fund të ditës është ai përqafimi 11 sekondësh. Kemi që në muajin mars me pandeminë, distancimin social e po luftojmë pikërisht për këtë gjë, është shumë i rëndësishëm ai përqafimi në fund të filmit. Do thoni ju përse pikërisht 11 sekonda?! Sepse kaq është koha kur 2 zemra kalojnë në rezonancë me njëra-tjerën.”

Shakespeare in Love (1998)

“Ajo çfarë më ngacmoi tek ky film është fakti që në rininë time udhëtova për në Angli dhe kam studiuar atje aktrim dhe regji. Shkolla më ka mësuar gjuhën e vjetër të Shakespear-it kështu kam asimiluar veprat e tij. Filmi është mbështetur vetëm mbi batutat e Shakespear-it dhe për skenaristët ka qenë një sfidë e vërtetë për të sjellë në jetë këtë film.”