Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine

Gigliola Haveriku flet për raportin e mikeshës së saj me Meritonin: “E përkufizoj më shumë si lidhje toksike”!

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron dhe Eni Shehun ka qenë këngëtarja e njohur Gigliola Haveriku. Tema e emsionit sigurisht ishte rreth dinamikave që ndodhin brenda shtëpisë, por kryesisht u përqëndruan pak më shumë rreth banores Ilnisa Agolli, të cilën Gigliola e ka edhe mikeshë. Çfarë mendon ajo rreth debatit midis Ilnisës dhe Rikes? A është Ilnisa xheloze?

Nuk mendoj që është xhelozi sesa ego e vrarë. Asnjëherë në botë nuk do të bëhej xheloze për Riken. Nuk ka shance. Nuk do të bëhej për Riken, sepse e sheh larg karakterit të saj dhe nëse ajo mendon se i pëlqen Meritonit, nuk do të mendonte kurrë që Rikja do t’i pëlqente Meritonit. 

Mendon ajo se Romeo e ka bërë Meritonin të sillet pak më ftohtë me Ilnisën për shkak të debateve që mund të kenë pasur edhe gjatë Prime?

E kam parë këtë gjë. Unë pashë që kur ata folën me njëri-tjetrin (Romeo me Meritonin) dhe Romeo po i fliste që ajo nuk është femër sepse ajo do që të të fusë në sherr, Meritoni nuk i mohonte. Ai thjesht po e dëgjonte.

Si mund të ishte mashkulli ideal për Ilnisën, duke u bazuar në marrëdhëniet e saj në të kaluarën?

Do të habitesh, por për këtë gjë nuk di të jap një përgjigje shumë ekzakte, sepse ajo vetë nuk ka qenë kurrë ekzakte në këtë aspekt. Gjithmonë thoshte që nëse do të përkufizoj një mashkull që ajo pëlqen, ajo e përkufizon si shpirt e jo si njeri. Me pamjen fizike, me postin e caktuar, etj. Ajo e flet si një shpirt. Kshuqë as habitem, as them që është e vërtetë se këtë mashkull pëlqen Ilnisa.

Po për Meritonin, çfarë mendon ajo?

Se di, unë Meritonin akoma nuk e kam kuptuar si karakter. Flet më pak. Kam përshtypjen që me një person që ti ke pëlqim, e kupton edhe me lëkurë, domethënë me ndjesi.

Si e koncepton ajo marrëdhënien e tyre?

Po e përkufizoj më shumë si lidhje toksike këtë marrëdhënie që ka Ilnisa me Meritonin.