Big Brother Radio Celebrities Magazine Showbiz

Mario Deda për vëllain e tij: “Juli kujdeset për Romeon dhe Heidin”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Mario Deda, vëllai i aktorit të mirënjohur Julian Deda, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Si e komenton ai raportin që Juli ka kriijuar me çiftin Romeo-Heidi?

Unë mendoj që ai shfrytëzon koherencën e tij. Mendimin e tij të drejtpërdrejtë, ndoshta edhe për ta folur me publikun. Dhe unë kam përshtypjen se më shumë se askush tjetër aty për Heidin, por edhe për Romeon kujdeset Juli. Jo Egla nuk kujdeset. Egla është e gjitha për lojën se do ta fitojë për të investuar në diçka se ka shkuar vonë. E ka thënë vetë. Kurse Juli është edhe për atë, por ka një karrierë nga mbrapa. Ka një barrë për të mbrojtur. Një njerzillëk për të mbrojtur për reputacionin e tij në publik. E kupton? nuk është ‘all in’. Edhe raportet e tjerë me banorët e tjerë, me bashkëvuajtësit e  vet atje brenda, i ruan deri ku mundet. Asnjëri aty brenda nuk është armik.